TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2023, 17:01

Dalin detaje të reja nga vdekja e 13-vjeçarit; familjarë e gjetën të mbyllur në garazh, dyshohet për kontakt me baterinë e makinës

Shkruar nga Pamfleti

Dalin detaje të reja nga vdekja e 13-vjeçarit; familjarë e

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Tiranë, ku një 13-vjeçar dyshohet se humbi jetën nga asfiksia.  Sipas informacioneve i mituri është gjetur jashtë makinës. Ai ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur kanë edhe një servis makinash.

Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.

Më pas i mituri është gjetur i pajetë nga familjarët. Sipas asaj që mësohet deri më tani familjarët në fillim nuk e kanë kuptuar se ku ishte 13-vjeçari, pasi e kanë kërkuar e kanë gjetur të shtrirë pa shenja jete në garazh, pranë makinës. Ai dyshohet se kishte mbyllur derën e garazhit, dhe ambienti ishte i pa ajrosur.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punon që të zbardhë të gjitha rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

13-vjeçari detaje asfiksia

Lini një Përgjigje