TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2023, 16:25

Ngjarje tragjike në Tiranë, gjendet i pajetë brenda makinës 13-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje tragjike në Tiranë, gjendet i pajetë brenda makinës

Nja ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Tiranë, pasi një i mitur ka gjetur vdekjen brenda një makine. Policia informon se ngjarja ka ndodhur në Babrru dhe viktima është një 13-vjeçar.

I mituri ka qenë brenda një makine në garazhdin e banesës dhe dyshohet se është asfiksuar për shkak të temperaturave të larta.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur pa jetë dhe lajmëruan policinë. Po punohet për rrethanat e ngjarjes dhe zbulimin e shkaqeve të plota të kësaj tragjedie.

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lini një Përgjigje