
Drejtori i Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi është prononcuar për vrasjen e ndodhur pak minuta më parë në fshatin Balldren, ku u ekzekutua 42-vjeçari Nikolin Marku (Lekstakaj).
Në një deklaratë për mediat e ndodhura në vendngjarje Elezi tha se nuk mund të jap shumë detaje lidhur me hetimin, por shtoi se pista kryesore dyshohet të jetë ajo e gjakmarrjes.
“Sot rreth orës 18:30 morëm njoftimin që u bëra Nikolin Marku Lestakaljt. Nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim plotë plotë me prokurorinë po punohet për rastin dhe identifikimin e autorit. Jemi ende në hetim. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje. Po sigurojmë të gjitha provat”, tha ai.
Lini një Përgjigje