
Një atentat ka ndodhur sot në Lezhë, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj 3 muaj më parë. Nikolin Lekstakaj, 42 vjeç është ekzekutuar sap[o ka dalë nga një market.
Ngjarja dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt 3 muaj më parë. Personi që porositi vrasjen e tij ishte Edmond Haxhia, i afërm i fisit Lekstakaj, të cilët kishin konflikte me Nikulajn.
Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.
Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.
Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.
Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.
Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazbardhura. Më 19 prill 2023 u vra Ardian Nikulaj, ndërkohë sot kemi ekzekutimin e Nikolin Lekstakajt.
Lini një Përgjigje