TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2023, 20:09

Nga mesazhi i datës 19, te vrasja pranë shtëpisë së Nikulajt, detajet si u ekzekutua Nikolin Lekstakaj  

Shkruar nga Pamfleti
Nga mesazhi i datës 19, te vrasja pranë shtëpisë së
Lart Ardian Nikulaj, poshtë Nikolin Lekstakaj

Zbulohen detaje nga vrasja në Lezhë, ku u ekzekutua Nikolin Lekstakaj. Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me vrasjen e Ardian Nikulajt 3 muaj më parë, ndërkohë që atentatorët janë kujdesur të japin dhe mesazhe.

Ardian Nikulaj u vra fiks 3 muaj më parë, në datën 19 prill. Sot është 19 korrik, pra kemi të bëjmë me të njëjtën datë. Elementi tjetër është se Lekstakaj u vra disa metra para shtëpisë së Ardian Nikulajt. Marketi ku ndodhi ngjarja është pranë shtëpisë së biznesmenit që u ekzekutua 3 muaj më parë.

Sipas burimeve, viktima u fut në market për të blerë një pije freskuese dhe ka qenë nën shoqpërinë e vëllait Bledar Lekstakaj. Në momentin që ka dalë, e priste një makinë jashtë dhe sapo ka dalë, është qëlluar për vdekje te shkallët e marketit. Në makinë kanë qenë 2 persona, të cilët janë në arrati. Policia ka mësyrë në fisin Nikulaj ku ka shoqëruar disa persona, pasi dyshimet janë se kemi të bëjmë me hakmarrje. Mësohet se viktima i ka shpëtuar një atentati në vitin 2012.

Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.

Nga mesazhi i datës 19, te vrasja pranë shtëpisë së
Nikolin Lekstakaj

Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.

Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.

Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.

Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura. Ndëkrohë më 19 prill u ekzekutua Ardian Nikulaj.

lekstakaj

Lini një Përgjigje