
Një 36-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. I riu po transportonte tetë emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Evropian.
Ndalimi i tij u bë i mundur në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit” në tentativë për të transportuar emigrantët nga Saranda drejt Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Volkswagen” në të cilën ndodheshin emigrantët dhe një aparat celular.
“Transportonte me automjet, kundrejt pagesës, 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së, vihet në pranga 36-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 68”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– R. A., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës, 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 1 aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje