
5 persona u përfshinë në një sherr mbrëmjen e të enjtejes në Gramsh.
Sipas policisë shkak është bërë një vendparkim automjetesh.
“Rreth orës 22:30, në Gramsh, në lagjen tek pazari, shtetasit V. K., 40 vjeç dhe E. O., 35 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit T.H., 30 vjeç, V. M., 52 vjeç, dhe M. M., 20 vjeç, për shkak të vendparkimit të automjeteve. Gjatë konfliktit me grushte e sende të forta janë dëmtuar lehtë fizikisht shtetasit V. K. dhe E. O. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë të dy palët e përfshira në konflikt për veprime të mëtejshme”, tha policia në një njoftim për mediat.
Autoritetet sqarojnë se gjatë konfliktit nuk është përdorur armë zjarri dhe as nuk është gjetur armë zjarri gjatë kontrollit fizik të shtetasve të përfshirë në konflikt.
Lini një Përgjigje