TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2023, 17:17

Fuoristrada del nga rruga në Himarë, vdes drejtuesi, plagosen dy të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Fuoristrada del nga rruga në Himarë, vdes drejtuesi, plagosen dy
Foto nga aksidenti

Një aksident është raportuar pranë fshatit Shën Vasil, në Himarë. Një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka vdekur shoferi, ndërkohë që janë plagosur 2 të tjerë.

Viktimë ka mbetur 40-vjeçari Renato Bushi, banues në Sarandë.

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

aksident himare

Lini një Përgjigje