TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2023, 22:38

Tjetër ngjarje tragjike në vend/ Makina përplaset me karrocën në Peqin, vdes 58-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër ngjarje tragjike në vend/ Makina përplaset me

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në vend. Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Policia bën me dije se në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kalë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale F.Z.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë).

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin që drejtonte karrocën.

Drejtuesi automjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje