TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2023, 23:06

Tragjedia në Gramsh, polumbarët nxjerrin nga liqeni 4 trupat e pajetë

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Gramsh, polumbarët nxjerrin nga liqeni 4 trupat e
Momente nga kërkimet

Palombarët  kanë gjetur trupat e pajetë të viktimave të tragjedisë sot në qytetin e Gramshit. Babai me dy fëmijët dhe nipin u mbytën në liqenin e Banjës, teksa kishin shkuar për të notuar.

Pas kërkimeve, mësohet se trupi i parë i gjetur i përket 46-vjeçarit Arben Zogu. Më pas u gjetën dhe 3 trupat e tjerë.

Babai me dy djemtë dhe nipin e tij u mbytën në liqen në rrethana të paqarta. Mësohet se janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.

Tragjedia në Gramsh, polumbarët nxjerrin nga liqeni 4 trupat e

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Tragjedia në Gramsh, polumbarët nxjerrin nga liqeni 4 trupat e

Gjithashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Tragjedia në Gramsh, polumbarët nxjerrin nga liqeni 4 trupat e

gramsh tragjedi

Lini një Përgjigje