TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2023, 09:28

“Range Rover-i” ra në humnerë në Fortuzaj të Tiranës, thellohet bilanci i viktimave; pas shoferit, ndërron jetë edhe pasagjeri 33-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

“Range Rover-i” ra në humnerë në Fortuzaj të

Është thelluar bilanci i viktimave nga aksidentet dhe ngjarjet tragjike të ditës së djeshme. Sot pas shoferit ka ndërruar jetë edhe pasagjeri 33-vjecar, Denis Cali që u aksidentua mbrëmë me makinë në fshatin Fortuzaj në Tiranë, duke e çuar në 11 numrin e viktimave në vendin tonë, në 24 orët e fundit. 

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një makinë tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy persona ka rënë në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës dhe për pasojë shoferi humbi jetën në vend, ndërsa 33-vjeçari pasagjer u dërgua në spital.

Disa orë pas dërgimit në urgjencë mësohet se i riu nuk ju ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë që identiteti i shoferit 26-vjeçar ende nuk është bërë i ditur nga policia. 

Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë”, sqaroi policia.

Kujtojmë se vdekja e 33-vjeçarit pason ato të ditës së djeshme, ku ka pasur vetëm ngjarje të rënda, të cilat shkaktuan 10 viktima.

Më e rënda padyshim u shënuat në Gramsh, ku abai me dy djemtë dhe nipin e tij u mbytën në liqen. Gjithashtu më herë dje një aksident tragjik ndodhi në Himarë. Një makinë ra 20 metra nga rruga dhe për pasojë ndërroi jetë shoferi Renato Bushi dhe mbetën të plagosur dy turistë.

Në Durrës humbi jetën një e moshuar në orët e para të mëngjesit, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë.

Dy persona të tjerë humbën jetën në det. Ngjarjet ndodhën në Tale dhe në Durrës ku dy persona dyshohet se kanë pësuar atak pas kontaktit me ujin.

Ndërkohë që ngjarja më e fundit ishte rreth orës 22.30 të së premtes në aksin Elbasan-Peqin. Një 58-vjeçar ndërroi jetë pasi është përplasur nga një automjet.

aksident fortuzaj

Lini një Përgjigje