
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ndërsa është plagosur shoferja e automjetit.
Bëhet me dije se një mjet tip “Audi” me targa greke ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në tokën bujqësore pas hekurave që kufizonin rrugën.
Makina drejtohej nga një 35-vjeçare e cila ka marrë plagë të lehta dhe tani ndodhet në spital duke marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Nga informacionet paraprake mësohet se gruaja kthehej nga Greqia për në Shqipëri.
Dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Lini një Përgjigje