
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Kukës.
Sipas policisë mësohet se pas një konflikti për motive pronësie dy vëllezërit Xhevdet dhe Albert Muja kanë qëlluar dhe plagosur në këmbë me armë zjarri kushëririn e tyre, Gazment Muja.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtiqen, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.
"U konfliktuan për motive pronësie dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri në këmbë kushëririn e tyre, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar (vëllezër).
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e tyre. Në fshatin Shtiqen, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.", njofton policia.
Lini një Përgjigje