TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2023, 14:57

Tragjedia me 4 viktima në Gramsh, banorët: Jemi tronditur, të rrethohet liqeni

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia me 4 viktima në Gramsh, banorët: Jemi tronditur, të

Tragjedia në Gramsh, ku u mbytën në liqenin e Banjës 4 anëtarë të një familjeje ka lënë të tronditur banorët e zonës.

Gjatë një prononcimi për media, banorët shprehen të shetësuar për rrezikun që mund t’u vijë nga liqeni.

Ata theksojnë se liqeni në pjesë të caktuara duhet rrethuar dhe të vendosen tabelat përkatëse që instruktojnë njerëzit të mos lahen, pasi rrezikojnë të mbyten.

“Jemi aq shumë të rrezikuar sa s’ka, sidomos për fëmijët e vegjël. Nuk as roje asnjë gjë, është katastrofë. Ne na kanë lënë pas dore, jemi të mbaruar, po u përplase dole nga makina dhe re në liqen, je i mbytur”, u shpreh një prej banorëve.

Një tjetër banor shprehet se në liqen duhet të vendosen roje dhe institucionet të marrin masa.

“Jemi shumë të tronditur, 4 varre në një shtëpi. Është shumë i rrezikshëm, se duhet të bënin rrethime të liqenit. Tabela jo, roje jo, s’ka asnjë gjë aty. Këtu s’ka institucione”, tha qytetari.

Kujtojmë se tragjedia në liqenin e Banjës ndodhi pasditen e djeshme më 21 korrik, ku babai Arben Zogu 46-vjeç, dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari Esti Zogu si dhe nipi i tij Melsi Zogu 20 vjeç u mbytën teksa laheshin në liqen.

Shefi i zjarrfikëses së Gramshit deklaroi se 4 personat nuk dinin not dhe në tentativë për të shpëtuar njëri-tjetrin u mbytën të katërt.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vetë kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin”, tha kreu i zjarrfikëses.

tragjedi gramsh banore liqeni

Lini një Përgjigje