
Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së sotme në Shijak. Një 18-vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj një 30-vjeçari, duke e lënë të plagosur. Autori u arratis, por pas pak kohësh ndjekje, ai u lokalizua dhe arrestua nga policia.
Ngjarja mëshohet se ka ndodhur në një konflikt të çastit, ku autori i identifikuar si Kledi Çyrbja 18-vjeç, ka plagosur 30-vjeçarin Saimir Bega.
Sipas burimeve Bega është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Burime nga këto të fundit thonë se i riu e ka marrë plumbin në bark dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje