TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2023, 11:40

Pronat “lahen me gjak” në Kukës/ Plagosën kushëririn me armë zjarri, zbardhen detajet kush janë dy vëllezërit e arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Pronat “lahen me gjak” në Kukës/ Plagosën

Policia e Kukësit ka arrestuar dy vëllezërit, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shtiqen, ku mbeti i plagosur me armë zjarri kushëriri i tyre.

U arrestua shtetasi Xhevdet Muja, pasi gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. M., si dhe ka kanosur shtetasin S. M.

Në pranga ra edhe Vexhi Muja, pasi në bashkëpunim me vëllezrit e tij, (njëri i arrestuar dhe tjetri i shpallur në kërkim) kanë shkatërruar me mjete të forta zetorin e shtetasit S. M., si dhe e kanë kanosur.

Ndërsa në kërkim është shpallur Albert Muja, pasi dyshohet se ka qëlluar me çifte dhe ka goditur me shkop bejzbolli, shtetasin B. M.

Ata janë konfliktuar për motive pronësie. Gjatë aksionit është sekuestruar edhe arma e krimit, me të cilën dyshohet të jetë kryer plagosja.

"Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Shtiqen, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit V. M., 48 vjeç dhe Xh. M., 51 vjeç, banues në Shtiqen (vëllezër).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në fshatin Shtiqen, këta shtetas, në bashkëpunim me vëllanë tjetër, shtetasin A. M. (i shpallur në kërkim), janë konfliktuar për motive pronësie, me kushërinjtë e tyre, shtetasit S. M., B. M. dhe nipin e tyre, shtetasin G. M.


Gjatë konfliktit, tre vëllezërit kanë shkatërruar me mjete të forta zetorin e shtetasit S. M.

Shtetasi Xh. M. ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin G. M., si dhe ka kanosur shtetasin S. M.

Shtetasi i shpallur në kërkim A. M. dyshohet se ka qëlluar me çifte dhe ka goditur me shkop bejzbolli, shtetasin B. M.

Shtetasit e dëmtuar janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paremendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”., njofton Policia.

 

Lini një Përgjigje