TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2023, 10:26

Plagosi me thikë 37-vjeçarin në Bulqizë, arrestohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me thikë 37-vjeçarin në Bulqizë, arrestohet autori

53-vjeçari Mentor Dervishi është arrestuar nga policia pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me një 37-vjeçar, e ka plagosur me thikë këtë të fundit.

“Në lagjen e re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi M. D., 53 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. P., 37 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. D, 53 vjeç, banues në Bulqizë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njoftoi policia.

plagosje thike arrestim policia

Lini një Përgjigje