
Një aksident tragjik ndodhi të premten në mëngjes në Waterbury të SHBA. Fatkeqësisht në aksident humbi jetën 14-vjeçarja shqiptare, Adrijana Mina.
Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në një Hyundai Sonata të vjedhur, kur u përplas me një Ford Escape. Përplasja ishte shumë e fortë.
Mina ka dalë jashtë mjetit si pasojë e pwrplasjes, ndërsa pavarësisht se u dërgua në spital, plagët ishin shumë të rënda dhe humbi jetën. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me të kuqe dhe në kryqëzim u përplas me Fordin.
Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe doli nga spitali të premten.
Shoferi i Fordit ka dalë po ashtu nga spitali. Të gjithë adoleshentët ishin nxënës të shkollës në Waterbury. Mina la pas babain e saj, Gabriel A. Mina dhe nënën Albulena Rizvani. Në SHBA, ajo kishte edhe gjyshërit.
Ceremonia mortore për 14-vjeçaren do të zhvillohet të sot (martën, 25 korrik) në qendrën Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike në Waterbury. Siç raportojnë mediat amerikane, varrimi do të kryhet sipas traditave shqiptare në Varrezat Myslimane Shqiptare në Waterbury.
Lini një Përgjigje