TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2023, 13:03

Mori 2 mijë € për të liruar një person që e kapi me drogë, SPAK dërgon për gjykim oficerin Sokol Sanameti

Shkruar nga Pamfleti

Mori 2 mijë € për të liruar një person që e kapi

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim në GJKKO çështjen ndaj oficerit të policisë gjyqësore, Sokol Canameti dhe baba e bir, Flatin e Erjon Kuzari të akuzuar për korrupsion të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë.

Në përfundim të hetimeve të SPAK, ka rezultuar se Flatin Kuzari në datë 10.10.2022 i ka dhënë një shumë prej 235.000 lekësh oficerit të policisë gjyqësore, në këmbim të lënies së lirë, të djalit të tij Erjon Kuzari. Ky i fundit ishte kapur nga autoritetet e policisë me kokainë në datë 9 tetor 2022.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Sokol Canameti, duke shfrytëzuar funksionin e tij, me rol në procedurën e shoqërimit të një personi të dyshuar të kapur me lëndë narkotike, e duke qenë referues i veprës penale në prokurori, ka abuzuar duke ushtruar presion, se do ta arrestonte shtetasin Erjon Kuzari, nëse ai nuk do ti jepte shumën prej 2000 eurosh.

“Ai ka kërkuar që kjo shumë ti dorëzohej brenda ditës, duke vendosur dhe orar. Ai është takuar me babain e Erjonit, shtetasin Flatin Kuzari, i cili në kushte të vështira ekonomike, e kishte siguruar këtë shumën duke e marrë hua, tek të njohur të tij, dhe rreth orës 19.00 të datës 10.10.2022, ia ka dhënë këtë shumë oficerit të policisë gjyqësore në afërsi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, njofton SPAK.

 

Lini një Përgjigje