
Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Sot u zhvillua seanca paraprake në Gjykaten e Posaçme për kryetarin e Bashkisë Devoll Eduart Duro, i akuzuar për “shpërdorim detyre” nga Prokuroria e Posaçme.
Seanca u shty pasi të gjjthë të pandehurit, përmes avokatëve të tyre kanë kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se fakti penal nuk ekziston. Seanca u shty për të premten e ardhshme, datë 24 janar, ku avokati i Eduart Duros do paraqesë disa dokumente, e më pas Gjykata e Posaçme do shpallë vendimin për kalimin e dosjes për gjyq.
Hetimet për Duron u mbyllën një muaj më parë nga SPAK, ku kryebashkiaku socialist u mor i pandehur për akuzën “Shpërdorim detyre” për dhënien e lejes së një pike karburanti që ishte ndërtim pa leje.
Ndaj Duros, ish-administratores së Komanduar të Bilishtit, Vojsava Bregu si edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Devoll rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi sipas SPAK kanë licencuar në shkelje të ligjit një karburant në Bilisht që nuk kishte leje dhe për të IKMT kishte marrë vendim se do shembej.
Lini një Përgjigje