TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2025, 10:37

Shpërndante drogë dhe lëvizte me taksi për t’iu shmangur policisë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndante drogë dhe lëvizte me taksi për t’iu

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, pasi u kap me drogë në kryeqytet.

I riu, i cili lëvizte me taksi për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në Tiranë. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi E.N, banues në Tiranë.

“Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 21-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Pavarësia”.

Gjatë kontrollit fizik dhe banesës së 21-vjeçarit, shërbimet e Policë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje