TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Janar 2025, 10:05

Përfshihet nga flakët qendra e azilit në Babrru, evakuohen të moshuarit

Shkruar nga Pamfleti
Përfshihet nga flakët qendra e azilit në Babrru, evakuohen
Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë në qendrën e azilit në Babrru. Sipas policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi janë evakuuar në kohë, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shuar në kohë flakët. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Lini një Përgjigje