TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2025, 20:18

“Kam vetëm 3 muaj jetë”, si u lirua nga burgu Nuredin Dumani dhe akuza ndaj Nasip Naços

Shkruar nga Pamfleti
“Kam vetëm 3 muaj jetë”, si u lirua nga burgu Nuredin
Nuredin Dumani-Nasip Naço

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka treguar në GJKKO ngjarje kriminale, emra dhe dëshmi nga e shkuara e tij e errët.

Dumani dëshmoi se për të dalë nga burgu, është ndihmuar nga dhëndri i vëllait të ish-ministrit të drejtësisë Nasip Naç.

Rrëfimi i Nuredin Dumanit për lirimin e parakohshëm nga burgu është nën verifikim nga SPAK. Mësohet se kartela mjekësore është tërhequr nga burgjet dhe aty tregohet se Nuredin Dumani la qelinë si një i shpallur fajtor, dënuar me tre vjet kusht, pasi një grup mjekësh ligjore shkruan për të që kishte probleme të rënda shëndetësore.

Por SPAK nuk e ka sekuestruar ende vendimin e dënimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë. Në seancën ku Nuredin Dumani u dënua në vitin 2014, gjyqtari tregon se i akuzuari mungon pasi ishte i shtruar në qendrën spitalore në sallën e reanimacionit për shkak të problemeve kardiake.

Ky detaj i fiksuar në shkresa u përmend nga bashkëpunëtori i drejtësisë një ditë më parë ku tregon dinamikën se si një grup njerëzish në burgje dhe në mjekësinë ligjore bashkëvepruan dhe për këtë u paguan 40 mijë euro përmes avokatit të tij, së paku kështu pretendon i penduari.

Duke konstatuar fiktivisht se i burgosuri kishte vetëm tre muaj jetë, ata i dhanë pasaportën e lirisë. Mes personave që e ndihmuan Nuredin Dumani veçoi një mjek, i cili sipas të penduarit ishte dhëndri i vëllait të ish ministrit të drejtësisë së kohës Nasip Naco. Ky i fundit reagoi menjëherë duke ftuar organet e drejtësisë të kryejnë një hetim të thelluar për rastin.

Në vendimin e zbardhur thuhet se Nuredin Dumani, 38 vjeç, nën akuzë për heqje të paligjshme të lirisë qëndroi në paraburgim vetëm gjashtë muaj për llogari të hetimeve ku ishte nën akuzë edhe i vëllai Dashnor Dumani dhe shtetasja Klajda Baho.

Në datën 7 maj 2014, një akt ekspertizë e mjekëve ligjorë tregonte se Dumani ishte në gjendje të pa stabilizuar për tu mbajtur në paraburgim dhe se vuante nga insuficienca kardiake. Nuredin Dumani ishte arrestuar për rrëmbimin e Bledar Ketës, i cili u morr me forcë dhe u dërgua në Shijak përpara një noteri ku dhe firmosi kontratën për shitjen e një makine.

Të enjten Dumani do të vijojë sërish me rrëfimin e tij, për llogari të procesit ku akuzohen veç tij edhe 14 të tjerë.

Lini një Përgjigje