
Policia e Shtetit ka publikuar videon e arrestimit të Isuf Hasës, personi që vrau të moshuarin Xhemal Meta në banesën e tij në Zall Bastar. Në pamje shihet se ai çon efektivët te vendi ku kishte fshehur çekiçin me të cilin qëlloi të moshuarin.
Policia e kryeqytetit bëri me dije se autori Hasa, e qëlloi viktimën me çekiç në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen. Hasa, pasi e ka qëlluar, ia ka marrë paratë që kishte në xhep. 81-vjeçari u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në Zall Bastar të Tiranës.
Po ashtu janë publikuar dhe pamjet e arrestimit të një 24-vjeçari, i cili u kap me 10 kg kanabis te mbikalimi i Shkozës.
Lini një Përgjigje