Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Armando Ndrecën, vëllain e deputetit socialist Eduart Ndreca. Ai do të vijojë të qëndrojë në qeli pasi rezulton të jetë i përfshirë në dosjen Revanshi.
Ndreca u arrestua pasi doli në komunikime në lidhje me kultivimin e drogës. Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK, Armando Ndreca u arrestua nga Policia e Lezhës pasi kishte kultivuar kanabis sativa në një serë.
Por, pas dy ditëve në qeli gjykata e liroi nga burgu. Pas lirimit të tij me një vendim të SPAK, Ndrecës iu vendosën prangat. Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në kuadër të grupit kriminal.
Në dosjen ku bën pjesë Armando Ndreca me urdhër ndalimi është edhe ish-deputeti Arben Ndoka, nipi i tij Samuel Ndoka.
Lini një Përgjigje