TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2025, 14:04

I përfshirë në grabitjen në Rinas, Klement Çala refuzon futjen në "41 biss"

Shkruar nga Pamfleti
I përfshirë në grabitjen në Rinas, Klement Çala
Klement Çala

Klement Çala, i përfshirë në grabitjen në Rinas, ka kundërshruar futjen në regjimin “41 biss”.

Avokatja e tij Eviola Shehu tha se nuk ekziston asnjë arsye për ta mbyllur në “41 biss”, pasi shkresat e mëparshme të burgjeve e përshkruajnë me “sjellje pozitive” dhe që nuk mban sende të ndaluara.

Seanca u shty për t’i lënë kohë prokurorisë të sjellë provat. Klement Çala ka qenë edhe më herët në regjimin e ashpër ku u mbajt për pesë muaj.

Rikthimi i tij brenda regjimit të ashpër ndodhi në 17 dhjetor 2024 dhe pas këtij vendimi, i dënuari me 20 vjet burg paraqiti kërkesë në gjykatën e posaçme për shfuqizimin e vendimit. Seanca e radhës do të mbahet në 27 janar, në orën 12.

 

Lini një Përgjigje