TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Janar 2025, 13:35

Vrasja e Kristian Markut, eksperti i sigurisë: Krimi është kryer nga vrasës me pagesë, e kanë ndjekur me GPS

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Kristian Markut, eksperti i sigurisë: Krimi është kryer
Fatjon Softa 

Eksperti i sigurisë,  Fatjon Softa ka folur për ngjarjet kriminale që kanë shënjuar këtë fillim viti, si ajo e autostradës Vlorë- Fier ku u ekzekutua Kristjan Marku, apo në Tiranë te Pallati me Shigjeta ku u vra biznesmeni Bujar Nasufi.

Softa thotë se vrasjet si ajo e Vlorës janë të përsëritura.

'Vrasje tipike që ka ndodhur dhe në 2022 në të njëjtin aksi, në të njëjtën mënyrë. Mjetet shkojnë paralel. E njëjta skemë dhe kjo e Vlorës. Një makinë që ka bërë ndjekjen e personit, vrasje me pistoletë ku makina ka bërë 1000 metra me përpjekje për tu shmangur. Dy plumba ishin fatale. Sagë e hakmarrjeve mes dy fiseve. Ajo çka bën përshtypje e njëjta skemë. Mjeti i vjedhur dhe ka bërë targat e një makine të vjedhur. Pasi u largua nga vendi i ngjarjes u dogj dhe një tjetër e priste duke u bërë largimi nga vendi i ngjarjes. Mendoj se është vrasje me pagesë. Fiset janë pyetur ato që jetojnë në Rrëshen. Janë lënë të lirë. Personi ka qenë i ndjekur nga Tirana në Vlorë. mund ta kenë nxjerrë në pritë. Ose e kanë ndjekur me GPS.', tha ai në ‘Sot Live në Shqipëri’.

Ndërsa sa i përket vrasjes në Postribë të Ramazan Matajt, Softa thotë se ishte më e lehtë për tu zbuluar për shkak se vrasësi nuk ishte profesionist si dy rastet e lartpërmendura.

'Rasti i Postribës ishte më i thjeshtë. Ishte telefoni i viktimës dhe komunikimet e qarta dhe pamjet filmike të autorit është shfaqur me biçikletë, ka shfaqur fytyrën dhe grupi hetimor shkoi te banesa e tij dhe gjeti armën e krimit. Kur flasim për vrasës me pagesë, flasim për vrasës profesionistë. Djegin provat. Nuk e kemi armën e zjarrit. Rasti i Pallatit me Shigjeta, personi ka qenë i maskuar, u largua me motor. Motori u gjet në Sharrë, i djegur por nuk u gjet arma e krimit. Nuk ka të dhëna që mund të krijojnë një identikit. Nuk ka diçka konkrete. Rasti i Vlorës, ka një pistë më të besueshme si gjakmarrja, për shkak të profilit të personit. Nuk ka gjurmë apo të dhëna drejt autorëve.', shtoi eksperti.

 

fatjon softa  vrasja në vlorë

Lini një Përgjigje