
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarje e rëndë të ndodhur në fshatin Zall-Bastar, ku një i moshuar u gjet pa shenja jetë dhe dyshohet se është vrarë.
Policia ka shoqëruar rreth 20 persona dhe po merren në pyetje për vrasjen e 81-vjeçarit, Xhelal Meta.
Autoritetet po hetojnë banorët e fshatit për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur.
Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm në fshat, pasi familje e tij jetonte në Tiranë.Të afërm të viktimës kanë deklaruar se i moshuari nuk kishte konflikte.
Kujtojmë se ekspertiza konkludoi se 81-vjeçari ishte vrarë, pasi në pjesën e kokës kishte shenja se ishte goditur me sende të forta.
Si ndodhi ngjarja?
81 vjeçari që u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij në Zall Bastar u gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij dyshohet se është vrarë.
Dy ditë më parë (13 janari) Xhelal Meta kishte dalë nga shtëpia për në kafen e e fshatit.
Pas ekzaminimeve mjeko-ligjore rezulton se i moshuari ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta. Kjo mendohet të ketë qenë shkak i humbjes së jetës së Xhelal Metës.
'Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta. Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.', njofton policia.
Lini një Përgjigje