
Policia ka zbardhur vdekjen e një 81-vjeçari në Zall Bastar. Xhemal Meta që u gjet i vdekur të hënën në oborrin e banesës së tij.
Policia sqaron se nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezulton se i moshuari ka dëmtime në pjesën e kokës të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me sende të forta.
Mësohet se ngjarja po hetohet si vrasje me dashje, ndërsa arsyet nuk dihen ende.
"Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në Zall-Bastar, ju bëjmë me dije se:
Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.
Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M", njofton policia.
Lini një Përgjigje