TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2025, 19:26

Aksident i rëndë në Levan -Tepelenë/ Makina godet kamionin buzë rruge, plagosen burrë e grua

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Levan -Tepelenë/ Makina godet kamionin

Një aksident i rënë ka ndodhur në aksin Levan -Tepelenë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur burrë e grua. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit.”

Sipas burimeve paraprake  automjeti që udhëtonte çifti drejt Tepelenës ka goditur frikshëm nga prapa një automjet të tonazhit të lartë i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor. Goditja ka qenë e fortë ndërsa të dy janë plagosur.

Për momentin të lënduarit janë përcjellë në Qendrën Spitalore të qytezës së Fratarit e cila ndodhet 500 m larg vendngjarjes ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Lini një Përgjigje