
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Siç shihet dhe nga pamjet, një makinë tip “Volkswagen Golf 5”, ka mbetur mes trafikndarëses dhe një kamioni. Nuk dihet fiks se si vetura ka përfunduar aty, teksa dyshohet se mundtë kemi të bëjmë me një manovër parakalimi, por edhe me një lëvizje të gabuar të shoferit të kamionit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.



Lini një Përgjigje