
Personi në foto është Kristjan Marku, 30-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e shkuar në aksin Fire-Vlorë, pranë fshatin Novoselë.
Familja ka hapur dyert e mortit në Rrëshen, ndërsa i riu mësohet se do të përcillet për në banesën e fundit nesër.
Autorët ndoqën 30-vjeçarin për rreth 400 metra duke e qëlluar me armë dhe duke e lënë atë të vdekur në vend. Më pas, 1 km më larg dogjën mjetin e tyre në mes të autostradës, për t’u arratisur me një mjet tjetër.
Lini një Përgjigje