
Zbardhen dëshmi të reja të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit në GJJKO. Ditën e sotme, i penduari i drejtësisë ka treguar detaje sesi ka dalë nga burgu.
Dumani ka deklaruar, se për të dalë nga burgu me ndihmën e personave të tjera ka siguruar një raport nga mjekësia ligjore sikur kishte vetëm tre muaj jetë. Ai dëshmon se më tej, nga spitali i burgut e shtruan në spitalin civil.
Sipas gazetares Anila Hoxha, mësohet se Dumani ka deklaruar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të asaj kohe, Nasip Naços.
“Kam paguar lekë për këtë gjë", ka deklaruar Nuredin Dumani.
Sipas dëshmitarit të drejtësisë, ndërmjetës për ta liruar nga burgu ka qenë avokati Alban Brengasi. Dumani po dëshmon edhe për avokatin Alban Bregasi, duke treguar sesi ky i fundit pagoi para për të dhunuar bashkëshorten e tij.
Ndërkohë gjyqi po vijon ende.
Lini një Përgjigje