TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2025, 12:16

Detaje të reja nga ekzekutimi i 30-vjeçarit, Kristian Marku ishte fillimisht në Tiranë, identifikohet personi që e ftoi në Vlorë!

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga ekzekutimi i 30-vjeçarit, Kristian Marku ishte

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutim mafioz që iu bë mbrëmjen e së hënës në autostradën Vlorë-Fier, 30-vjeçarit Kristian Marku.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, Policia ka zbuluar se 30-vjeçari Kristian Marku ka qënë në Tiranë para se të nisej për në Vlorë.

Ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në Vlorë. Mësohet se viktima ka një familjarë të tij në qytetin e Vlorës. Megjithatë ai rezulton të jetë thirrur në këtë qytet nga një person tjetër, i cili e ka marrë në telefon dhe që tashmë rezulton i identifikuar nga policia.

Personi thirrës është zbuluar përmes telefonit të gjetur viktimës në makinën e tij. Të dy e kishin lënë të takohen në Vlorë, takim i cili nuk ndodhi kurrë, për shkak se Martin Bardhi u ekzekutua me dhjetëra plumba, teksa udhëtonte në zonën e Novoselës afër Vlorës.

Ndërkohë targat e automjet rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë po në qytetin e Vlorës. Për makinën ende po hetohet ku është vjedhur.

Pista kryesore e mbetet ajo e hakmarrjes, për shkak të përplasjeve që fisi i Kristian Markut alias Kristi Martini ka pasur me fisin Reçi në Rrëshen.

 

Lini një Përgjigje