TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2025, 11:10

Kreu mbi 1 mln euro transaksione të paligjshëm, arrestohet mashtruesi turk në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti

Kreu mbi 1 mln euro transaksione të paligjshëm, arrestohet mashtruesi

Një 41 vjeçar turk është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka kryer me anë të mashtrimit mbi 1 milionë euro transaksione të paligjshme në bashkëpunim me persona të tjerë.

Ferhat Karakus, duke përdorur postet e biznesit të tij, ka kryer transaksionet me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi edhe nga kompania “MasterCard”.

“Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike e DPPSh-së, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Arrestohet shtetasi turk Ferhat Karakus, 41 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.

Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar”, njofton policia.

mashtrim komjuterik vjedhje

Lini një Përgjigje