TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Janar 2025, 09:07

Ekzekutimi mafioz i 30-vjeçarit në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi mafioz i 30-vjeçarit në Vlorë, policia shoqëron

Policia dyshon se në atentatin e Vlorës janë të përfshirë 3 ose më shumë persona.

Policia ka shoqëruar 4 persona në Rrëshen lidhur me vrasjen e Kristian Markut në Vlorë. Atentati ndodhi në Novoselë të Vlorës, ku Kristian Marku u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa 3 prej tyre rezultuan fatalë.

Ekzekutimi i 30-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë. Sipas policisë, targat e automjetit të përdorur nga autorët kanë qenë të vjedhura, ndërsa automjeti i tyre u gjet i djegur vetëm 300 metra nga vendi ku ndodhi krimi.

Dyshohet se në atentatin e Vlorës janë të përfshirë 3 ose më shumë persona. Kristian Marku u qëllua nga një makinë në lëvizje, nga krahu i pasagjerit. Pra minimalisht në të kanë qenë shoferi dhe atentatori.

Ndërkohë dyshohet se një person i tretë i ka pritur përgjatë autostradës, pasi ata dogjën ‘Benzin’ që përdorën në atentat dhe se janë larguar me një makinë tjetër në drejtim të Fierit.

Raportohet se Kristian Marku ishte i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale dy vjet më parë, në mars 2023, ku u përball me akuza për tentativë vrasje në bashkëpunim, kur së bashku me persona të tjerë ai ka hapur zjarr drejt makinës së Saimir Reçit, teksa ky i fundit ndodhej brenda saj. Për këtë ngjarje u vu në pranga Martin Bardhi, ndërsa në kërkim u shpallën djali i tij, Enrik Bardhi dhe nipi Krist Bardhi (viktima e mbrëmjes së djeshme).

Saimir Reçi është nipi i biznesmenit të ndjerë, Kastriot Reçi, i cili u vra në 2020. Kastriot Reçi është vrarë me snajper nga dritarja e një apartamenti në prani në të një gruaje dhe djalit të saj të mitur. Ende sot, nuk është zbardhur vrasja e tij.

Ngjarja e vitit 2023 kishte ndodhur në qytetin e Rrëshenit. Kristian Marku ishte një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje dhe u akuzua së bashku me të afërm të tij, për tentativën e vrasjes së Saimir Reçit.

Sipas hetimeve të bëra nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ngjarja kishte ndodhur pas një përplasjeje mes Saimir Reçit dhe disa anëtarëve të familjes Bardhi, përfshirë edhe Kristian Markun alias Kristi Bardhi, ku ata kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të Reçit.

Lini një Përgjigje