TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2025, 21:21

U gjet e djegur buzë autostradës, makina e përdorur në atentatin e Vlorës me targa të vjedhura

Shkruar nga Pamfleti
U gjet e djegur buzë autostradës, makina e përdorur në
Makina e autorëve e shkrumbuar

Automjeti tip “Volkswagen Golf” i përdorur për atentatin ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku alias Kristi Bardhi është gjetur i djegur pranë vendit të quajtur “Kripa” në Vlorë.

Nga verifikimet paraprake policore, ka rezultuar se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.

U gjet e djegur buzë autostradës, makina e përdorur në

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe këqyrjen e automjetit të djegur për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Kristian Marku alias Kristi Bardhi u vra brenda makinës tip “Volkswagen” që ai po drejtonte në autostradën Fier-Vlorë.

 

Lini një Përgjigje