
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar mbi atentatin në Vlorë, ku u ekzekutua në një atentat mafioz Kristian Markua alias Bardhi. Sipas tij, kjo është vrasja e radhës në sagën e hakmarrjes mes fiseve Bardhi dhe Reçi. Po ashtu, sipas tij shkak është dhe heshtja e autoriteteve përballë të tilla krimeve.
“Viktima e radhës në bilancin e të vrarëve mes familjeve Reçi dhe Bardhi.
Saga e atentateve dhe vrasjeve të njëpasnjeshme, që kane ndodhur gjatë viteve të fundit në Rreshen, mes fiseve Reçi dhe Bardhi, sot pasdite ka shkaktuar viktimën më të fundit.
Kristian (Marku) Bardhi 30 vjeç, djali i një mesuesi në Rrëshen, humbi jetën gjatë një atentati mafioz, ndërsa po udhëtonte me makinën e tij, në aksin Fier-Vlorë.
Autoret menjeherë pas krimit dogjën automjetin dhe u larguan përmes errësirës së natës, në pritje për tu rishfaqur në atentatin e ardhshëm….
Kur ligji dhe shteti nuk vepron për të zbardhur vrasjet e kaluara, nuk ka se si të parandalohen viktimat e radhës…
Strategjia e kryeministrit, për të parandaluar atentate te tilla, tipike mafioze, vazhdon të mbetet nën moton: “Kokat hëngshin”….”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje