
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Novoselë të Vlorës, pranë në karburanti. Policia gjeti trupin e pajetë të 30-vjeçarit Kristjan Marku nga Rrësheni, në një automjet tip Volkswagen.
Ndaj 30-vjeçarit është qëlluar me armë zjarri kallashnikov nga persona që ende nuk janë identifikuar.
Policia ka nisur kontrollet, ndërkohë që pritet të merren pamjet filmike nga biznese të zonës për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
Informacioni paraprak i Policisë Vlorë:
Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Lini një Përgjigje