
Kontrata koncesionare e kësaj rruge, ashtu si kontratat e landfilleve, nuk është hartuar nga ekspertët e qeverisë, por nga kompania “Gener 2” sipas intersave të saj, ndërsa me urdhër të Bablokut është firmosur formalisht nga ministria e linjës…
Në koncesionin e rrugës Thumanë- Kashar, 21 kilometër të gjatë, të planifikuar nga ekspertët me vlerë ndërtimi 92 milionë Euro dhe e planifikuar në 225 milionë Euro me vendim të Edi Ramës, Bashkim Ulaj nuk ka përfituar vetëm fitimin 133 milionë Euro nga rritja fiktive e kostos së ndërtimit.
Qeveria ka deklaruar, se me këtë koncesion rruge, Bashkim Ulaj do përfitojë vetëm tarifën e qarkullimit të automjeteve për 35 vite, ku janë parashikuar shpenzimi i ndërtimit të saj dhe norma e fitimit si biznes, të cilat realisht do jenë 1.3 miliardë Euro pa TVSH.
Por “djalli fshihet në detaje”, dhe rezulton se brenda kontratës së koncesionit për rrugën Thumanë- Kashar, ka 10 marifete të tjera financiare e pasurore, me të cilat, Babloku favorizon Bashkim Ulajn, duke dëmtuar arkën e shtetit.

1. Në kontratë, thuhet se koncesionari “Gener 2”, do përfitojë 100% të të ardhurave që do mbledh nga tarifa e qarkullimit të automjeteve për 35 vite, pa paguar tatim-fitimi.
2. Koncesinari nuk do do arkëtojë as 1 qindarkë në shtet nga të ardhurat prej tarifës dhe nuk do paguajë asnjë taksë lokale e qëndrore.
2. Nëse në vitin e parë të koncesionit, Bashkim Ulaj deklaron humbje nga të ardhurat e planifikuara, shteti do t’i rimburësojë 8 milionë euro; në vitin e dytë do t’i rimbursojë 5.6 milionë euro; në vitin e tretë 4 milionë euro e për çdo vit, deri në garancinë totale 65 milionë Euro rimbursim gjatë 35 viteve.
3. Qeveria dhe koncesionari, d.m.th, Babloku dhe Bashkim Ulaj, kanë parashikuar që nga tarifat e qarkullimit në rrugën Thumanë-Kashar, të grumbullohen 1.3 miliardë Euro për 35 vite, por sipas kontratës, nëse kompania grumbullon më tepër në çfarëdo vlere qofshin, ato i mban për vete.
4. Në kontratë, thuhet se koncesionari, përveç të ardhurave nga tarifa e automjeteve, ka të drejtë të përfitojë të ardhura të tjera nga përdorimi i terrenit përgjatë gjatësisë së rrugës, duke krijuar biznese direkte vetë ose me të tretë, që sipas informacionit, do jenë restorante, hotele, njësi tregtare, servise, pika karburanti e parkingje që nuk do tatohen.
5. Për këto biznese, atij do t’i jepen falas për 35 vite, sipërfaqe toke shtetërore shtesë e territore ekstra, përgjatë dy anëve të rrugës Thumanë- Kashar, ose nëse janë toka private, do shpronësohen në favor të kompanisë koncesionare “Gnener 2” me pagesë nga buxheti i shtetit.
6. Qeveria ka marrë përsipër për borxhet bankare e borxhet jo bankare, që Bashkim Ulaj deklaron se i ka marrë për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, duke i dalë garante pa kufizim vlerash financiare që ai ka marrë borxh.
Në kontratë ka dhe favore të tjera, që i ka bërë qeveria në dëm të buxhetit e pasurive të shtetit, madje të njëjtat favore, Bashkim Ulajt i janë bërë dhe në kontratën koncesioanre të rrugës Milot-Thumanë, pa asnjë dyshim sërish me urdhër të Edi Ramës.
Sipas informacionit, kontrata koncesionare e kësaj rruge, ashtu si kontratat e landfilleve, nuk është hartuar nga ekspertët e qeverisë, por nga kompania “Gener 2” sipas intersave të saj, ndërsa me urdhër të Bablokut është firmosur formalisht nga ministria e linjës./Pamfleti
Lini një Përgjigje