TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2025, 16:15

Si ish-komisionerët e vetingut dhe ish-anëtarët e KLGJ-KLP kërkojnë të katapultohen në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Si ish-komisionerët e vetingut dhe ish-anëtarët e KLGJ-KLP

Nga Llagami, te Toro, Seiti, Genta Tafa e Lulzim Hamitaj, emrat që kërkojnë Kushtetuesen...

Pavarësisht debateve dhe përplasjeve, Gjykata Kushtetuese ka mbyllur sot garën për vendin vakant të Hotla Zaçajt.

Sot u bë publike lista e emrave që kanë shfaqur interes në këtë post dhe ajo që bie në sy është fakti se një pjesë  e madhe janë anëtarë të organeve të reja të drejtësisë, të cilët tani kanë mbetur pa mandat. Për të qenë më të saktë, kanë aplikuar ish-anëtarë të vetingut dhe të KLGJ e KLP.

Në se shohim listën, Genta Tafa, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj janë ish-komisionerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndërsa Florjan Ballhysa dhe Irena Nino janë ish-komisionerët Publikë, po pjesë e procesit të vetingut.

Nga radhët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë kandidojnë tre ish-anëtarë. Konkretisht, garojnë ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, ish-anëtari i këtij institucioni, Alban Toro dhe ish-anëtarja e KLP-së, Nurihan (Seiti) Meta.

Interesant është fakti se shumica e emrave më sipër garojnë dhe për vakancën e lënë nga Elsa Toska, e cila dha dorëheqjen. Ata kanë dorëzuar aplikimet e tyre pranë Kuvendit, si organ emërtese.

Për vakancën e zonjës Toska ka shfaqur interes Alfred Balla, i cili u shkarkua pak kohë më parë nga drejtimi i KLP. Po ashtu kemi ish-kryetaren e KLGJ Naureda Llagami. Po ashtu është Nurihan Seiti, ish-anëtare e KLP. Mes emrave ka dhe anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mes tyre është Roland Ilia.

Pak kohë më parë anëtarët e vetingut dhe të KLGJ e KLP kanë kërkuar që të katapultohen në sistemin gjyqësor, por deri më tani nuk i ka marrë kush për bazë kërkesat e tyre. /Pamfleti

Kandidatët për vendin e Holta Zaçajt

1. Alban Toro
2. Alma Faskaj
3. Asim Vokshi
4. Denar Biba
5. Florjan Ballhysa
6. Genta Tafa
7. Irena Nino
8. Klodian Rado
9. Lulzim Hamitaj
10. Naureda Llagami
11. Nurihan Meta
12. Rezana Balla
13. Sinan Tafaj

 

Kandidatët për vendin të Elsa Toskës

1. Alfred Balla

2. Eris Hysi

3. Gentian Zyberi

4. Irena Nino

5. Klodian Rado

6. Naureda Llagami

7. Nertila Sadedini

8. Nurihan Meta (Seiti)

9. Roland Ilia

10. Sinan Tafaj

 

 

Lini një Përgjigje