
Zhbllokohet lëvizja e kamionëve në doganën greke. Policia njofton se në orën 14:35, pas kontaktit me palën greke, ka filluar lëvizja e kamionëve dhe autobusëve në drejtim të Greqisë, e cila ishte e bllokuar prej orës 17:00 të së dielës.
E gjithë kjo situatë sipas palës greke ka ardhur për shkak të kushteve shumë të vështira atmosferike dhe punës që po bëhet për normalizimin e situatës në akset e vendit fqinj që janë prekur prej reshjeve të borës.
“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 12.01.2025, për njoftimin nga Policia Kufitare greke, për bllokimin e lëvizjes së kamionëve dhe autobusëve, në PKK Kapshticë, informojmë se: Ditën e sotme, në orën 14:35, pas kontaktit me palën greke, ka filluar lëvizja e kamionëve dhe autobusëve në drejtim të Greqisë”, njofton policia.
Lini një Përgjigje