
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar ulje të ndjeshme të temperaturave sot dhe nesër. Në bregdet do të ulen në 4 gradë, ndërsa në zonat e ulëta 1 gradë. Ndërkohë në zonat malore do të kemi ulje deri në -5 gradë Celsius.
Ndërkohë në Verilindje dhe Juglindje do të vijojnë reshjet e borës.
DËBORA DHE NGRICA
----------------------------
Sot pasdite (e hënë dt. 13) dhe nesër (e martë dt. 14) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat VeriLindore, Qendrore dhe JugLindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
PARASHIKIMI METEO
----------------------
RESHJET
Sot pasdite (e hënë dt. 13) dhe nesër (e martë dt. 14) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në VeriLindje, Qendër dhe JugLindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURA
Nesër (e martë dt. 14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11 °C
në vendet e ulëta: 1 / 11 °C
në vendet malore: -5 / 1 °C
ERA
Sot pasdite (e hënë dt. 13) dhe nesër (e martë dt. 14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.
Lini një Përgjigje