TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2025, 17:38

Vrau ukrainasin në Itali, kush është ushtaraku shqiptar i arrestuar në Slloveni

Shkruar nga Pamfleti

Vrau ukrainasin në Itali, kush është ushtaraku shqiptar i

Një person i dyshuar si autori i krimit në Via Varese është arrestuar në Lubjanë.

I dyshuari një 40-vjeçar me origjinë shqiptare me një karrierë të gjatë ushtarake dhe me identitete të shumta të rreme, u arrestua më 5 janar në Slloveni për krime të tjera.

Nga kontrolli i gjurmëve të daktiloskopike pritet të përcaktohet nëse personi i arrestuar është i njëjti për të cilin autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Autoritetet italiane, por edhe ato sllovene, po hetojnë ngjarjen e ndodhur më 27 tetor të 2024 në lagjen Retrostazione, ku dy të shtëna me armë zjarri tronditën komunitetin e zonës.

Rreth orës 22:00, në oborrin e Via Varese, Vadym Usatyl, një 46-vjeçar i pastrehë me origjinë ukrainase, ngeli viktimë si pasojë e të shtënave me armë.

Viktima ishte goditur me dy plumba. Sipas hetimeve, krimi ndodhur nga një debat banal mes viktimës dhe sulmuesit, ndoshta i rënduar nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Pas një debati, situata u përkeqësua me përdorimin e armës. Më pas vrasësi u largua, duke humbur gjurmët.

Që në ditët e para, hetuesit kishin hedhur hipotezën se vrasësi ishte larguar nga vendi, hipotezë kjo që u forcua nga lëshimi i një urdhër-arresti ndërkombëtar 12 dhjetorin e 2024.

Pika e kthesës erdhi në Lubjanë, ku autoritetet sllovene arrestuan një person që korrespondon me shumë nga karakteristikat e të kërkuarit. Megjithatë, identifikimi përfundimtar është bërë i ndërlikuar nga pseudonimet e shumta të përdorura nga i dyshuari.

Autoritetet sllovene tani kanë dhjetë ditë për të përfunduar procedurën e krahasimit të gjurmëve të gishtave, një hap vendimtar për të konfirmuar ose përjashtuar përfshirjen e dyzet vjeçarit në vrasjen në Via Varese .

 

Lini një Përgjigje