TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2025, 19:41

U ekzekutua në Novoselë, 30-vjeçari me dy identitete i skeduar nga policia

Shkruar nga Pamfleti

U ekzekutua në Novoselë, 30-vjeçari me dy identitete i skeduar

Mbrëmjen e së hënës në afërsi të një karburanti në Novoselë është ekzekutuar me armë zjarri 30-vjeçari Kristjan Marku me origjinë nga Rrësheni.

Policia gjeti trupin e pajetë të viktimës brenda automjetit të tij, ndërsa dyshohet se autorët e kanë ndjekur viktimës për rreth 1 km, derisa kanë zbrazur breshëritë e kallashnikovit.

Pak pas ngjarjes, policia gjeti një automjet duke u djegur, që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.

Po kush është viktima e atentatit të sotëm?

Kristjan Marku njihej edhe me emrin Kristjan Bardhi. Ai njihet si një person i skeduar nga policia për ngjarje të rënda kriminale, përfshi edhe një tentativë vrasje, ndaj pronarit të një karburanti.

Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit Kristjan Marku alias Kristjan Bardhi, 29 vjeç dhe A.S, 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje. Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti”, njoftonte policia.

Gjithashtu ndaj Kristjan Markut ka pasur një proçedim pasi u kap me armë zjarri pa leje.

“Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi  K.M., 28 vjec, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftonte policia një vit më parë.

 

 

 

Lini një Përgjigje