
Zbardhen detaje nga vrasja në Vlorë. Sipas informacioneve, një person është gjetur i pajetë brenda makinës pranë një karburanti në aksin Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novoselë.
Spas policisë, viktima është identifikuar si Kristian Marku 30 vjeç nga Rrësheni. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që kanë bërë rrethimin e zonës.
“Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier.
Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, tha policia.
Lini një Përgjigje