TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2025, 17:49

Zall-Bastar, i moshuari gjendet i pajetë në oborrin e banesës

Shkruar nga Pamfleti

Zall-Bastar, i moshuari gjendet i pajetë në oborrin e banesës

Një i moshuar është gjetur i pajetë ditën e sotme në oborrin e banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Zall-Bastar. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës”, njofton policia.

Lini një Përgjigje