
Disa orë pas atentatit që i mori jetën Bujar Nasufit në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë, policia ka gjetur një motor të djegur te Kodra e Sharrës, që dyshohet se u përdor nga atentatorët mbrëmjen e së dielës.
Raportohet se motori i djegur u gjet në orët e paradites së sotm, ndërsa pritet ekspertiza e cila mund të zbulojë nëse në mjet ka ose jo gjurmë të atentatorëve.
Nasufi u qëllua me të paktën 6 plumba, teksa ndodhej në automjetin e tij me bashkëshorten. Atentati ndodhi në afërsi të banesës së viktimës. Dyshimet janë se atentatorët e kanë ndjekur viktimën dhe kanë zgjedhur momentin për të kryer atentatin.
Policia ende nuk ka një pistë lidhur me atentatin, ndërsa viktima nuk ka pasur precedent penalë. Nasufi ishte pronar i një mobilerie.
Lini një Përgjigje