TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Janar 2025, 18:39

Ekzekutimi i Bujar Nasufit, pas motorit gjendet edhe arma e krimit; model automatik MP5

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i Bujar Nasufit, pas motorit gjendet edhe arma e krimit; model

Detaje të reja kanë dalë sa i takon hetimeve për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e kaluar, ku mbeti i vrarë Bujar Nasufi.

Pas gjetjes së motorit të djegur, i cili dyshohet se u përdor nga autori për të kryer vrasjen, mësohet se është gjetur edhe arma e krimit.

Paraprakisht raportohet se arma e krimit është një automatik i shkurtër MP5, prodhim gjerman. MP5 është një nga automatikët më të përdorur në botë, që është adoptuar nga mbi dyzet kombe dhe ushtri të shumta , forca policie , agjenci të inteligjencës , organizata sigurie , paraushtarakë dhe aktorë joshtetërorë, përfshirë dhe në vendin tonë.

Mësohet se si motori ashtu edhe arma janë djegur në ambientet e një tuneli të braktisur nga ushtria, në zonën e Sharrës.

Lini një Përgjigje