Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes nuk ndodheshin persona të tjerë në rrugë. Banorët e zonës kanë deklaruar se dëgjuan të shtëna me armë zjarri, por fillimisht nuk u kushtuan rëndësi.
Shtjefën Ziçi është 62-vjeçari i cili vrau mesditën e kësaj të enjteje me armë zjarri bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi në Shkodër.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në unazën lindore të qytetit. Rreth orës 13:30, shtetasi Shtjefën Ziçi, 64-vjeç, ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij shtetasen Bardhe Ziçi, 54 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, Policia e ka arrestuar autorin. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
"Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", tha policia.
55-vjeçarja dyshohet se është qëlluar për vdekje në ambientin e jashtëm të banesës, pranë derës së shtëpisë. Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes nuk ndodheshin persona të tjerë në rrugë. Banorët e zonës kanë deklaruar se dëgjuan të shtëna me armë zjarri, por fillimisht nuk u kushtuan rëndësi.
Lini një Përgjigje